Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 13:42

Porto-Riko- Kandidati kryesor republikan për president, Mit Romni ka fituar zgjedhjet në Porto-Riko, duke përforcuar kështu pozitat e tij për të marrë emërimin e Partisë Republikane, ndëra përpiqet të sfidojë presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Zyrtarët amerikan të zgjedhjeve thonë se me 30 për qind të raporteve të qendrave të votimit, Romni ka fituar 83 përqind të votave, ndërsa rivali i tij kryesor, Rik Santorum, ishte i dyti me 8 përqind dhe Njut Gingriç i treti me 2 përqind.

Romni është pothuajse i sigurit se do të fitojë të 20 delegatët e Porto-Rikos. Ata do të ndahen nëse asnjë prej kandidatëve nuk merr më shumë se 50 për qind të votave. Banorët e Porto-Rikos nuk mund të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme.

Fitorja në Porto-Riko i jep edhe më shumë anvantazh Romnit në garën për të siguruar 1144 delegatët që duhen për të siguruar emërimin e Partisë Republikane si kandidat për president. Fushata republikane zhvendoset tani në Illinois, shtet i cili mban zgjedhjet nesër. Luiziana do të votojë të shtunën. (LajmeShqip.com)