Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 20:10

Mitt Romney shënoi fitoren e radhës në shtetin e Illinois, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt zgjedhjes si sfidanti republikan për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Romney fitoi 47% të votave, kundrejt 35% të rivalit kryesor, ultrakonservatorit, Rick Santorum. Dy rivalët e tjerë, Ron Paul dhe Newt Gingrich, ngelën përsëri mbrapa, me 9% dhe 8% të votave.

“Fitorja e sotme na çon shumë më afër objektivit për të fituar kandidaturën, për të bashkuar partinë tonë dhe për të sfiduar presidentin Obama. E dimë vizionin e Obamës, sepse e kemi përjetuar për tre vjet. Vizioni im është shumë, shumë i ndryshëm,” tha Romney pas fitores.

Ish-Guvernatori iMassachusetts duket se ka hedhur hapin e madh drejt nominimit pikërisht nëIllinois, shtei nga vjen presidenti i tanishëm, demokrati Barack Obama.