Lajme Shqip Tuesday, 28 August 2012 10:30

Tampa – Sipas republikanit, fushata e demokratëve ka arritur një pikë të re të ulët, në përpjekjet për të lidhur figurën e tij me deklaratat e papërgjegshme të një senatori republikan, që foli për “disa lloje përdhunimesh”, midis të cilëve edhe një “përdhunim i konsideruar i ligjshëm”.

Gjithashtu, kampi i presidentit aktual ka akuzuar vazhdimisht kundërshtarët për zgjedhjet e nëntorit për ide ekstreme në rrafshin social.

”Më vjen keq që shoh se idetë e mia po luftohen me një fushatë inati dhe përçarje”, deklaroi Romney, duke iu referuar një interviste të Obamës në kanalin amerikan “Fox News”.

”Mendoj se amerikanët e kanë kuptuar këtë dhe për këtë arsye, fushata e Obamës, pavarësisht shpenzimeve shumë më të mëdha se tonat, nuk ka fituar mbështetjen që do të kishte shpresuar”.

Pavarësisht se sondazhet aktuale japin lehtësisht favorit për rizgjedhje Obamën, numri i amerikanëve të pavendosur është i madh, duke bërë duelin tre muaj përpara zgjedhjeve ende të paqartë. (LajmeShqip.com)