Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 05:51

Romë – Valë e re e emigracionit joligjor e vërshoi ishullin italian Lampeduza për vetëm 24 orë, njoftuan mediat italiane.

.

Nga fillimi i vitit, deri tani në Itali kanë mbërritur 30.000 emigrantë ilegalë nga Afrika Veriore. Mbi 22.000 janë nga Tunizia, ndërsa pothuajse 8.000 nga Libia. Refugjatët nga konflikti në Libi janë rreth 700 mijë, por ata kanë kërkuar vendstrehim të përkohshëm në Tunizi, Egjipt dhe shtete tjera afrikane.

Njëkohësisht ekipe shpëtuese spanjolle filluan me kërkimin për 25 emigrantë nga Afrika për të cilët supozohet se kanë rënë nga anija me të cilën kanë tentuar të mbërrijnë nga Maroku për në Spanjë. Anija është vërejtur afër bregut të Almerisë në momentin kur është fundosur. Në të ka pasur 29 udhëtarë të cilët kanë theksuar se të tjerët kanë rënë në det. Midis atyre për të cilët ka hetim, janë edhe dy foshnje dhe një grua.