Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 19:13

Romë – Franca tha se, fondi i posaçëm për t’u ndihmuar kryengritësve libianë, mund të jetë operacional brenda disa javësh.

Ministri i jashtëm francez, Alen Zhype e bëri njoftimin në takimin e Grupit të Kontaktit për Libinë, në Romë.

Zhype tha se ende nevojtet punë për t’i ngrirë asetet e Libisë jashtë vendit. Grupi i Kontaktit për Libinë u formua muajin e kaluar në Katar.

Deri tash janë mbledhur 250 milionë dollarë ndihma humanitare për Libinë, deklaroi ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini pas takimit të Grupit të Kontaktit për Libinë.

Pas mbledhjes në Romë, Fratini tha se takimi i radhës i Grupit të Kontaktit do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk saktësoi ndonjë datë.

Në grupin që u formua kah fundi i marsit, në Londër bëjnë pjesë 26 vende.