Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 23:16

Romë – Shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini tha se lideri i Libisë, Moamer Gadafi duhet të shkojë në ekzil deri nga fundi i majit.

Fratini ka theksuar se duhet të pritet që deri atëherë Tribunali Ndërkombëtar, në Hagë të lëshojë fletëarrest për Gadafin.

Nëse lëshohet fletëarrest, do të jetë vështirë të gjendet zgjidhje për mërgimin e Gadafit dhe familjes, tha ai, duke shtuar se disa vende kanë sinjalizuar se janë të gatshme t’i pranojnë.

Kryediplomati italian sqaroi se, goditja e Gadafit asnjëherë nuk ka qenë qëllim i intervenimit ushtarak në Libi.