Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 16:59

Romë – Kryeministri italian Silvio Berluskoni deklaroi sot se ka qenë kundër vendimit të forcave perëndimore të kryesuara nga Franca dhe Britania e Madhe, të fillojnë luftë në Libi dhe se ka qenë i detyruar me vendimin e Parlamentit të pajtohet me ata.

“Të gjithë e dinë se isha kundër këtij vendimi”, deklaroi sot Berluskoni.

“Duart i kisha të lidhura me votimin në Parlamentin italian”, shtoi Berluskoni dhe theksoi se ashtu ka qenë i detyruar të dakordohet me ata.