Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 18:02

Shkup – Është koha që Maqedonia të kthehet drejt inkuadrimit drejt Evropës, si anëtare e BE-së dhe NATO-s. Maqedonia i përmbush të gjithë kushtet për hyrje në Aleancë ku e ka merituar vendin e saj.

Tani në jubileun 20-vjeçar, është koha që të gjendet formulq që me një gjest do t’i mundësojë ardhmëri të sigurisë dhe mirëqenies Maqedonisë, ka thënë Xhorxh Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, në intervistën për programin “PORTA” në TVM me rastin e pavarësisë së vendit.

Ai shton se Maqedonia përjetoi, siç thotë, vuajtje lindjeje pas rënies së Jugosllavisë, por me udhëheqësi të fuqishme politike dhe popull të vendosur me sy të orientuar drejt ardhmërisë, ky vend i vogël perëndimor ballkanik arriti ta shmang gjakderdhjen në Rajon.

“Jam krenar që kisha pjesë në krijimin e fatit të Maqedonisë në dy dekadat e para dhe dëshirojë gjithë të mirat në ardhërinë e saj”, ka thënë Robertson, duke theksuar se Maqedonia tani është e gatshme të ballafaqohet me të gjitha sfidat e ardhmërisë.