Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 16:19

Rio de Zhanejro – Të paktën 13 persona janë vrarë, ndërsa 22 janë plagosur sot kur një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në Rio de Zhanejro, pas çka e vrau veten, kumtoi policia braziliane.

Sipas autoriteteve lokale, sulmuesi është ish-nxënës në atë shkollë, ndërsa rrjeti televiziv “Globnjuz”, paraprakisht publikoi se bëhet fjalë për babain e njërit prej nxënësve.

“Personi hyri në shkollë dhe filloi të gjuajë nga armë zjarri”, deklaroi zëdhënësi i policisë në Rio de Zhanejro.

Në video-incizimin e publikuar shihet se si punëtorët e shëndetësisë u ndihmojnë të plagosurve dhe i vendosin në automjetet e ambulancave para shkollës në lagjen perëndimore Realengo.