Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 11:34

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni është vënë në kërkim edhe të 26 shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat në Lindjen e Mesme, gjegjësisht dyshimet për pjesëmarrje në radhët e ISIS në Siri dhe Irak.

Janë 26 shtetas që dyshohen si pjesë e operacionit tashmë të realizuar “Celula”, dhe që janë në arrati.

MPB në kuadër të këtij operacioni ka arrestuar 10 veta, të cilët dyshohen dhe ngarkohen me veprën për pjesëmarrje dhe rekrutim të të rinjve për rrjetin terrorist ISIS dhe aktivitete tjera. Në mesin e të arrestuarëve është edhe Rexhep Memishi, imam në xhaminë Tutunsuz në Shkup, e cila funksiononte jashtë sistemit të Bashkësisë Islame në Maqedoni. (INA)