Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 10:20

Bruksel – Rezultati nga takimi i kreut të BE-së është shumë i mirë për eurozonën, deklaroi kryetari i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Mario Dragi, cituar nga agjencitë.

Sipas Dragit, marrëveshja për rregulla më të ashpra buxhetore është bazë për pakt buxhetor me disiplinë më të madhe në politikat buxhetore të vendeve anëtare.

“Kjo me siguri do të jetë e dobishme në situatën e tanishme”, plotësoi ai.

BQE do ta marrë udhëheqjen e Fondit Evropian për Stabiliteti Financiar (FESF) dhe Mekanizimit Evropian për Stabilitet (MES), deklaroi presidenti francez Nikolas Sarkozi pas etapës së parë nga bisedimet e liderëve evropian.

Propozimi ka qenë i Mario Dragit, saktësoi Sarkozi.

Përveç asaj, presidenti francez kumtoi se vendet nga eurozona kanë për qëllim t’i rrisin resurset e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 200 miliardë euro.

Drejtoresha ekzekutive e Fondit, Kristin Lagard, theksoi se konfirmimi i kësaj shume do të  bëhet për dhjetë ditë. Ajo i përshëndeti vendimet e samitit, të cilat “tërësisht çojnë në drejtim të drejtë”, duke marrë parasysh përforcimin e disciplinës buxhetore dhe vendosjen e përshpejtuar të fondit të qëndrueshëm shpëtues për eurozonën. 

Kancelarja gjermane Angla Merkel, sqaroi se FMN-ja do të financohet nga debi reciproke nga vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe vendet jashtë eurozonës.

Ideja është që fondi të fitojë mjaft mjete që t’u ndihmohet kur ajo është e domosdoshme ekonomive të mëdha, si Italia apo Spanja, vërejnë agjencitë.