Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 08:19

Strasburg – Parlamenti Evropian sot (e mërkurë) në seancën plenare në Strasburg do të debatojë, ndërsa nesër do të votojë për rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën për anëtarësim në BE.

Dokumentin, që më 16 mars u aprovua nga Komisioni për politikë të jashtme i PE-së, do ta mbrojë eurodeputeti bullgar nga grupi i socialistëve dhe demokratëve Kristian Vigenin në vend të Zoran Talerit, i cili për shkak të skandalit me korrupsion dha dorëheqje nga funksioni europarlamentar dhe raportues për Maqedoninë.

Eurodeputeti gjerman dhe shef i grupit të Soaliclistëve dhe demokratëve Martin Shulc konsideron se rezoluta e propozuar është valide edhe krahas asaj që ajo u përpunua nga Zoran Taler, emri i të cilit do të ndodhet në dokument.

Në rezolutë Parlamenti Evropian edhe një herë kërkon hapje urgjente të negociatave për anëtarësim në BE, me keqardhje që Këshilli i BE-së nuk i ka ndjekur rekomandimet e deritanishme të Europarlamentit dhe Komisionit Evropian.