Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 13:26

Shkup – Antikorrupsioni pret raportin e punës së ministrit për Pushtet Lokal, Musa Xhaferi që nga viti 2009, të shpallur nga revizioni shtetëror.

Revizori ka zbardh faturat të cilat nuk janë origjinale, marrëveshje të bëra në katër sy dhe automjete zyrtare të zhdukura.

Në raportin e revizionit, qëndron se ministri Xhaferi ka rikonstruktuar kabinetin e tij duke angazhuar firma në katër sy- pa shpallje. Mobilie me vlerë prej 6 mijë euro, PVC dritare për 4,5 mijë euro dhe 2,5 mijë euro për punë ndërtimore. Faturat kanë treguar se pasi që janë kryer punimet më pas është lidhur marrëveshja, ose është zbatuar procedura. Dreka nëpër kafiteri, ministri, zëvendësi si dhe të punësuarit tjerë kanë nënshkruar fatura në të njëjtat restorante, ndërsa faturat nuk posedojnë datë dhe nuk dihet se për cilin dhe për çfarë arsye janë shpenzuar paratë.

Ndërsa, se si janë furnizuar tekstet shkollore për shuma prej 126 mijë euro, nuk kanë arritur të kuptojnë as vetë revizorët, për arsye se në një rast nuk kanë marrë informacion në dokumentet e deponuara, kurse në rastin tjetër dyshojnë në drejtësinë në furnizimin e librave, për arsye se ata ruhen në një vend.

11,5 mijë euro janë paguar për lëndë djegëse, të inventarëve të vogla dhe kontrata autoriale. Një pjesë e faturave nuk janë origjinale lidhur me kontratat autoriale nuk ka dëshmi se puna është e mbaruar. Më pas revizorët kanë konstatuar se janë shpenzuar 2,3 mijë euro për riparim të automjeteve të dëmtuara nëpër aksidente trafiku, por nuk ka dëshmi që të vërtetohet nëse dëmi me të vërtetë ka ndodhur.

Ministria për vetëqeverisje lokale ka angazhuar Agjencion për punësim të përkohshëm, pa shpallje, është zgjedh donatorë i cili ka ofruar 2,98 për qind provizion  por kanë lidhur marrëveshje provizion prej 3,5 për qind. Ndryshe, seri e parregullsive është vërtetuar edhe në punën e Agjencisë për shërbime elektronike, por edhe në punën e Agjencionit për mbështetje të ndërmarrjeve.