Lajme Shqip Saturday, 08 December 2012 10:10

Athinë – Dy persona, një egjiptian dhe një tjetër 32 vjeçar nga Sudani u torturuan, sepse janë të huaj dhe jetonin ilegalisht në Greqi, ndërkohë që torturuesit menduan se ata nuk do të flisnin. Dy njerëzit janë sulmuar për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre në vitet 2000 në Athinë, dhe fotografitë zbulojnë qartë sesi ata janë torturuar. 

Njëri është egjiptiani Walid Taleb, i cili u torturua për 18 orë nga punëdhënësi i tij në furrë, teksa ishte duke punuar në Salaminë, thjesht sepse pyeti për pagesën e tij. Kalimtarë të rastit e gjetën atë të lidhur në një pemë në pranga.

Përfundimisht, pas një propozimi nga Ministri i Rendit Publik, për arsye humanitare, policia vendosi të mos ndjekë asnjë procedurë dëbimi kundër Taleb. Shumë besojnë se ky veprim nuk është i mjaftueshëm. Nikitas Kanakis, kreu i Mjekëve të Botës, thotë për Reuters se në qoftë se fajtorët nuk dënohen, asgjë nuk do të ndryshojë. “Të gjithë do të mendojnë se mund të bëjnë veprime të tilla dhe të shpëtojnë.”

Historia tjetër lidhet me 32 vjeçarin Hassan Meki nga Sudani, i cili u sulmua nga një grup grekësh që mbanin flamuj grekë dhe këmisha të zeza. Ata bërtisnin “Arapi kthehet në shtëpinë e tij”, dhe e poshtëruan në shumë mënyra. E gjithë kjo, ndërsa 32 vjeçari ishte duke ecur në rrugët e Athinës gushtin e kaluar me një mik nga Mauritania. Ata rrahën dhe e lanë pa ndjenja në rrugë. “Unë nuk kam dokumenta të rregullta, kështu që nuk mund të shkoj askund për të marrë ndihmë”, thotë Meka për agjencinë Reuters. “Nuk mund të fle. Frika më ndjek dhe tani jeta ime është në rrezik “, thotë 32 vjeçari.

Raportuesi Special i OKB për të drejtat e emigrantëve, dënoi Greqinë se bën shumë pak për të frenuar rritjen e sulmeve raciste.(LajmeShqip.com)