Lajme Shqip Wednesday, 29 August 2012 12:18

Uashington – Mit Romni është zyrtarisht kundërshtari i presidentit amerikan Barak Obama në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 6 nëntor në Shtetet e Bashkuara.

Kandidati republikan mbërriti në fundin e garës kualifikuese brenda llojit dhe mori bekimin në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve që u mbajt në Tampa të Floridas.

Delegatë republikanë nga të gjitha shtetet amerikane premtuan votën e tyre për ish-guvernatorin e Masakusetsit. Që të merrte statusin e kandidatit zyrtar, Romni duhej të siguronte besimin e 1144 delegatëve. Pas marrjes së këtij besimi, formalisht u caktua kongresmeni i Uiskonsin, Paol Ryan si kandidat për zëvendës president.

Nga sondazhet e kohëve të fundit, pritet një garë e ashpër mes republikanëve dhe demokratëve në zgjedhjet e nëntorit, pasi diferenca mes Romnit dhe Obamës është në pak pikë përqindje.

Kuvendi Kombëtar i Republikanëve nisi me një ditë vonesë për shkak të stuhisë “Isaak”, që ditën e hënë kaloi mbi Tampa, por pa shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe as viktima. (LajmeShqip.com)