Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 13:40

Athinë – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e paralajmëroi Greqinë për kolapsin financiar që nga pranvera e vitit 2009, duke iu referuar qeverisë së atëhershme në Athinë që të marrë masa urgjente, shpalli gazeta “Katimerini”.

Rënia e Greqisë nuk ishte si rrufe nga qielli i hapur. FMN-ja ka paraparë që atëherë se treguesit financiar të Greqisë do të vështirësohen dhe propozoi që të informohet opinioni grek për rrezikun e tillë.

Dokumenti për paralajmërim të hershëm të FMN-së është ruajtur si sekret nga opinioni në Greqi. për të është bërë e ditur pasi pak më vonë një raport zyrtar është shpallur sipas kërkesës së qeverisë greke, i cili ka paralajmëruar për të ardhmen e zymtë të ekonomisë në Greqi, shkruan “Katimerini”.

Në këtë periudhë, as qeveria e Demokracisë së Re, as partia PASOK në funksion e partisë kryesore opozitare, nuk janë dakorduar të zhvillojnë politikë e cila do ta pengonte krizën, thekson gazeta greke.