Lajme Shqip Saturday, 20 August 2011 13:21

Berlin – Policia gjermane konfiskoi njëqind kilogramë kokainë, vlera e së cilës konsiderohet në pesë milionë euro, dhe arrestoi shtatë persona të dyshuar se e kanë kontrabanduar drogën, kumtoi policia.

Kjo është një ndër konfiskimet më të mëdha të kokainës në kohën e fundit në Gjermani.

Droga është konfiskuar në Berlin, ndërsa dërgesa së pari ka arritur në portin gjerman Bremerhafen nga Panama, kumtoi policia. Kokaina ka qenë e fshehur në një kontejner me kafe.

Gjermania është një ndër pikat më të shpeshta tranzitore të drogës në Evropë, tregojnë të dhënat e raportit amerikan për strategjinë për kontroll të kontrabandës ndërkombëtare të drogës prej vitit 2011.

Kontrabandistët sjellin kokainë nga Amerika Jugore përmes Gjermanisë për tregun e tyre, por edhe për vendet e tjera evropiane.

Autoritetet besojnë se kontrabandistët kanë planifikuar në Gjermani të bartin rreth 650 kilogramë në tre dërgesa.

Kjo është dërgesa e dytë e kokainës sipas madhësisë, e konfiskuar në Gjermani pas krijimit të grupit të përbashkët vëzhgues në vitin 1978, i cili përfshin përfaqësues të doganës dhe të policisë.