Lajme Shqip Saturday, 12 September 2015 08:47

Në ditët e fundit ka bërë bujë një video nga Hungaria, ku një gazetare (kamermane), Petra Lazlo, është filmuar duke penguar e goditur refugjatët sirianë, ndërsa njëri ndër ta isht trajner i njohur i futbollit në Siri.

Kamermania e televizionit N1TV, televizion i lidhur ngushtë me partinë e ekstremit të djathtë Jobbik, është pushuar nga puna, të paktën sipas asaj që deklaron një ndër drejtuesit kryesorë të televizionit.

Ndërkaq, është zbuluar edhe një fakt interesant për një ndër personat fatkeq që filmohej duke mbajtur në krah një fëmijë dhe duke u rrëzuar .

Personi quhet Osama al-Abd al-Mohsen, ka qenë trajneri i klubit të Premier Ligës siriane Al-Futua SC dhe punonte në federatën siriane të futbollit, prej ku u pushua nga puna në vitin 2012.

Ai u pushua nga puna për shkak se ishte një mbështetës i revolucionit sirian, duke përfunduar edhe në burg dhe duke u torturuar nga policia e presidentit Bashar al-Asad.