Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 19:01

Valeta – Kryengritësit libianë po e ndjekin një karvan me kamionë, në të cilin supozohet se po udhëton Moamer Gadafi, pohon këshilltari për siguri i Këshillit kombëtar kalimtar, Abdul Karim Basama.

Ai theksoi se do ta takojnë karvanin në 40 deri 50 kilometra në jug të Tripolit.

“Gadafi nuk mund të arrijë deri te malet, ne jemi rruga e vetme e tij”, theksoi Basma.

Këshilli kombëtar kalimtar libian kumtoi se jep çmim prej 1,7 milionë dollarë për arrestimin e Gadafit, ndërsa se do t’i amnistojë të gjithë ata të cilët do ta likuidojnë.