Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 17:14

Doha – Përfaqësuesi i kryengritësve libianë, i angazhuar për punë të jashtme, Ali el Esavi i bëri thirrje dje NATO-s, në margjinat e takimit të grupit ndërkombëtar të kontaktit për Libinë në Doha, që t’i përforcojë sulmet ajrore mbi kapacitetet e forcave të Moamer Gadafit.

“Civilët nuk janë mjaft të mbrojtur. Dëshirojmë të kryhen sa më shumë sulme ndaj tankeve dhe pozicioneve, prej të cilave lansohen projektile”, tha Esavi.

Përveç kësaj, Esavi tha se furnizimi i kryengritësve me armë nuk paraqet prioritet.

NATO-ja, e cila me operacionet ushtarake në Libi udhëheq prej në fund të marsit, kumtoi se prej 19 marsit, kur koalicioni perëndimor filloi sulme ajrore në këtë vend, janë shkatërruar 30 për qind nga kapacitetet e forcave të Gadafit.