Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 15:49

Bratisllavë – Sulmet e forcave të NATO-s në mënyrë serioze e zvogëluan fuqinë ushtarake të liderit libian, Moamer Gadafi dhe ai gjithnjë e më tepër është i izoluar, deklaroi sot në Bratisllavë sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Andres Fog Rasmusen.

Rasmusen theksoi se kombinimi i presionit të fuqishëm ushtarak dhe politik me mbështetjen e opozitës, mund të çojë në kolaps të regjimit të Gadafit.

“Dukshëm e zvogëluam makinerinë ushtarake të Gadafit dhe tani i shohim rezultatet nga ajo”, theksoi Rasmusen.

Operacioni i forcave të koalicionit në Libi filloi më 19 mars, ndërsa kryesia me operacionin më 31 mars kaloi nën komandën e NATO-s.