Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 14:55

Vjenë – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Andres fog Rasmusen deklaroi se Aleanca nuk është e gatshme në Libi të dërgojë forcat tokësore.

“Ky nuk është asnjë lloj opsioni për NATO-n. Nuk jemi të gatshëm të dërgojmë forca të armatosura atje. Në periudhën pas Gadafit  nuk shohim asnjë rol të madh të NATO-s në Libi. Këtu duhet rol udhëheqës ta merr OKB-ja”, theksoi Rasmusen në intervistën për gazetën vjeneze “Standard”.

Duke folur për intervenimin ushtarak në Libi, Rasmusen vlerësoi se NATO ka arritur zhvillim esencial.

“Shkatërruam apo dëmtuam më shumë se 2.400 caqe ushtarake. Ndaluam masakër mbi popullatën civile  dhe me sukses e zbatuam mandatin KB-së. Nga perspektiva ushtarake, operacioni deri tani  ishte i suksesshëm, por gjithsesi nuk ekziston asnjë zgjidhje ushtarake për Libinë. Ajo që na duhet është pikërisht procesi politik në të cilin Moamer Gadfi do ta dorëzoj pushtetin dhe do të krijojë rrugë për tranzicion të qetë”, theksoi Rasmusen.

I pyetur kur pret Gadafi të heq dorë nga rezistenca, ai theksoi se nuk dëshiron të spekuloj me afate.

“Mund  të them se do të vazhdojmë derisa nuk arrihen qëllimet ushtarake, e ato janë parandalimi i plotë i sulmeve mbi civilët, tërheqja e forcave të Gadafit  në kazermat dhe qasja e plotë e ndihmës humanitare në tërë vendin. Kur të realizohet kjo, atëherë mund të themi se misioni është i plotësuar”, sqaroi Rasmusen.