Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 12:00

Ankara – Sekeretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmusen deklaroi dje se Aleanca nuk planifikon të intervenojë në Siri.

Ai hodhi poshtë edhe mundësinë që NATO-ja të ofrojë mbështetje logjistike për korridoret humanitare përmes të cilave do të dërgohej ndihmë për vendet dhe qytetet të cilat konsiderohen për epiqendër të rezistencës së pushtetit të presidentiti Bashar al Aasad.

Rasmusen gjatë vizitës në Ankara me rastin e shënimit të 60-vjetorit nga anëtarësimi i Turqisë në NATO, u bëri thirrje vendeve nga Lindja e Afërt që të gjejnë mënyrë për përfundim të dhunës 11-mujore në Siri.

Rasmusen theksoi se NATO-ja nuk do të intervenojë në Siri as në rast se ekziston mandat i Kombeve të Bashkuara për mbrojtje të civilëve sirianë.

“Siria është bashkësi e ndryshme social dhe është më e komplikuar etnikisht, politikisht dhe në mënyrë fetare. Për këtë besoj se duhet të gjendet zgjidhje rajonale”, theksoi Rasmusen.