Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 16:57

Bruksel- Bosnja e Hercegovina duhet të kryejë ende punë para se ta bëjë hapin e ardhshëm ndaj anëtarësimit në NATO, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, njëkohësisht duke e përshëndetur përparimin e fundit politik të vendit.

“Muajve të fundit ishim dëshmitarë të përparimit të rëndësishëm në Bosnjë e Hercegovinë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen në Bruksel gjatë takimit me Bakir Izetbegoviq, përfaqësuesi boshnjak në kryesinë treanëtarëshe boshnjake.

“NATO-ja tërësisht qëndron pas aspiratave tuaja. Kjo kërkon përpjekje politike, vendosmëri dhe dialog”, theksoi Rasmusen.

Korniza kohore për aktivizimin e Planit të veprimit për anëtarësim në një pjesë të madhe varet nga Bosnja e Hercegovina, theksoi ai.

Kriza politike në BeH, e cila e la vendin pa Qeveri më shumë se 16 muaj, u tejkalua nga fundi i shkurtit.

Përfshirja në BE dhe integrimi në NATO është ajo që na garanton siguri, stabilitet dhe prosperitet, një jetë më të mirë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në tërë rajonin, deklaroi Bakir Izetbegoviç. (LajmeShqip.com)