Lajme Shqip Sunday, 30 June 2013 13:16

Bruksel – Bashkimi Evropian është i shqetësuar në lidhje me raportet në media se janë përgjuar edhe zyrtarët evropian nga Agjencia Kombëtare e Siguisë së SHBA-së. 
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me artikujt që janë publikuar në magazinën gjermane “Der Spiegel” por edhe në britaniken “The Guardian”.
“Do të ketë shumë ndikim në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse artikulli i publikuar në Der Spiegel është i vërtetë”, ka thënë Schulz. 
Ndryshe Der Spiegel ka raportuar se në skandalin e përgjimeve, nuk janë kursyer as zyrtarë të Bashkimit Evropian. Magazina gjermane pretendon se ka edhe dokumente në lidhje me këtë çështje.