Lajme Shqip Friday, 12 August 2011 19:46

Sana – Qindra mijëra jemenas dolën sot në rrugët e disa qyteteve jemenase që të kërkojnë dorëheqjen e presidenti, Ali Abdula Saleh.

Demonstratat në kryeqytetin Sana dhe së paku 17 vende të banuara, janë më masivet pasi Saleh ishte  lëshuar nga spitali në Arabinë Sadite, ku rikuperohej nga lëndimet, të marra  gjatë sulmit ndaj pallatit presidencial në qershor. Saleh paralajmëroi se planifikon së shpejti të kthehet në Jemen.

Organizatori i demonstratave e paralajmëroi presidentin, se  nëse kthehet në vend demonstruesit do të kërkojnë ai të nxjerret para gjykatës.

Mijëra ithtarë të Salehut u tubuan në sheshin në Sana që t’i japin përkrahje.

Partitë opozitare dhe asociacioni më me ndikim fisnor në Jemen, si dhe SHBA-ja, e përkrahin planin për dalje nga kriza politike, e propozuar nga Këshilli  për bashkëpunim të vendeve arabe në Gjirin, i cili parashikon që Saleh të tërhiqet pas 33 viteve qeverisje në këmbim për imunitet gjyqësor. Presidenti jemen deklaroi dje se ka vërejtje për pikat kyçe të planit.