Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 06:47

Damask – Qeveria siriane dha dorëheqje, e cila u pranua nga presidenti Bashar al Asad.

Asad i urdhëroi kryeministrit Mohamed Naxhi al Otari, i cili është në funksion prej vitit 2003, të përbëjë qeveri të përkohshme. Kabineti i ri, përbërja e të cilit pritet të bëhet e ditur deri në fund të javës, do të ketë detyrë t’i vazhdojë reformat, të cilat presidenti duhet t’i publikojë në kohën më të shpejtë.

Funksioni i kryeministrit me siguri do të merret nga zëvendës-kryeministri i tanishëm për çështje ekonomike Abdalla Dardari, bashkëpunëtor i afërt i liderit sirian.

Pritet qw shefi i shtetit do t’i drejtohet kombit me njw fjalim.

Pritet që presidenti ta pezullojë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila është në fuqi në Siri prej para gjysmë shekulli, prej vitit 1963, të vendos sistem politik pluralist dhe t’u japë liri mediave, që janë kërkesa themelore të pjesëmarrësjes në protesta.

Qeveria ka pak kompetenca në Siri, ku pushteti është i përqëndruar në duart e presidentit, familjen e tij dhe forcat e sigurisë.