Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 11:10

Nikozi – Qeveria e Republikës së Qipros pritet deri në fund të javës të publikojë masa të reja për kursim.

Masat janë të nevojshme për rimëkëmbjen e financave të shtetit ishull, pasi agjencia ndërkombëtare “Mudis” dje e zvogëloi rejtingun e tri bankave qipriote.

Ministri i Financave Kikis Kazamias deklaroi se pasiguria e ekonomisë greke ndikon drejtpërdrejtë mbi ekonominë qipriote për shkak lidhshmërisë së ishullit me sektorin bankar të Greqisë.

Kazamias e nënvizoi si alarmues zvogëlimin e rejtingut kreditor të bankave qipriote dhe të ekonomisë qipriote dhe theksoi se pasi të kthehet nga Brukseli, ku merr pjesë në takimin e ministrave të Financave nga Bashkimi Evropian, Qeveria duhet të përgatisë masa të reja për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Zvogëlimi i rejtingut të bankave dhe të ekonomisë qipriote shkaktoi kritikë të ashpër nga ana e opozitës, e cila i bëri thirrje Qeverisë së kryetarit Dhimitris Hristofias të ndërmarrë masa urgjente.