Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 09:10

Islamabad – Lëvizja pakistaneze e talebanëve filloi negociata testuese me përfaqësuesit e regjimit në Islamabad, kumtuan mediat britanike, duke iu referuar një komandanti taleban me funksion të lartë.

Lëvizja e talebanëve në Pakistan vlerësohet një prej kanosjeve më serioze për sigurinë e vendit, theksojnë agjencitë.

Negociatat janë fokusuar mbi situatën në Vaziristanin Jugor si dhe gjatë një zhvillimi eventual mund të përhapen dhe drejtohen edhe drejt arritjes së marrëveshjes kornizë.

Talebanët insistojnë që të gjithë anëtarët e lëvizjes, të cilët për momentin janë në burgje, të lirohen.

Një ndërmjetësues në negociatat deklaroi se ato janë “jashtëzakonisht të rënda”.