Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 11:26

Tripoli – Qeveria e Libisë e ka hedhur poshtë ofertën e kryengritësve për armëpushim.

“Nëse kjo nuk është një gjë e çmendur, nuk e di se çfarë është”, ka thënë zëdhënësi i qevrisë, Musa Ibrahim, duke komentuar ofertën e kryengritësve.

Këta të fundit kanë thënë se do të dakordoheshin për armëpushim, nëse Gadafi tërheq trupat nga të gjitha qytetet e Libisë dhe respekton të drejtat e libianëve për të zgjedhur.

Të premten, NATO-ja tha se ka kryer 74 sulme ajrore kundër caqeve ushtarake të udhëheqësit libian.