Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 10:27

Momente mjaft prekëse shfaqen në këto pamje të kapura nga njerëzit që ndodheshin pranë tij… Një qen besnik që nuk i ndahet padronit të tij, i cili prehet në heshtje në shtratin e tij të fundit, arkivolin.

I ndjeri është oficeri Jon Tumilson, 35 vjeç, që vdiq nga rrëzimi i helikopterit në Afganistan përpara tre muajve.

Në ceremoninë mortore të tij u mblodhën 1.500 njerëz, por askush nuk krijoi momente më prekëse se sa qeni i tij që nuk i largohej trupit të padronit. Në këtë ngjarje të trishtë dhe të brishtë, ishte labratori i tij Hawkeye që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Jon Tumilson nga San Diego i Kalifornisë ishte një ndër 38 të vrarët e 6 gushtit, kur një granatë-raketë u hodh drejt helikopterit Chinook të amerikanëve.

Lidhja shpirtërore me qenin e tij kishte qenë aq e thellë, sa portreti i të dyve ndodhej afër arkivolit, dhe vetë miku i tij besnik deri në vdekje Hawkeye qëndronte pranë shtratit ku prehej trupi i tij i vdekur. (LajmeShqip.com)