Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 23:14

Në SHBA ka nisur ndjekja ndaj një personi me çrregullime, i cili dyshohet se ka qëlluar me një kallashnikov drejt Shtëpisë së Bardhë, duke goditur një dritare.

Policia thotë se Oskar Ramiro Ortega, që mendohet se është i fiksuar pas godinës, ka hapur zjarr nga larg dhe është larguar me vrap.

Kur u bë kontrolli, u pa se një plumb kishte goditur dritaren, por nuk kishte hyrë brenda pasi ishte ndaluar nga xhami antiplumb.

Një plumb i dytë u gjet në pjesën e jashtme të godinës. Obama nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në ato momente.

Shërbimi Sekret thotë se ka nisur kërkimin për 21 vjeçarin Ortega. Policia thotë se Ortega është i rrezikshëm pasi ka probleme mendore.

 

Policia ka gjetur armën dhe gëzhojat në një makinë të braktisur.