Lajme Shqip Tuesday, 04 March 2014 14:46

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dalë për herë të parë në një konferencë shtypi që pas krizës në Ukrainë. Ai e konsideroi atë që ka ndodhur në Kiev “grusht shteti” dhe tha se qeveria e re është “e paligjshme”.

Lidhur me mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Ukrainë, Putin tha se ky është opsioni i fundit. “Nuk do të luftojmë ndaj Ukrainës. Lufta është opsioni i fundit. Nëse do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë për të mbrojtur qytetarët.”

Por nga ana tjetër ai ka theksuar se, edhe sikur Rusia të përdorë forcën ndaj Ukrainës kjo nuk përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare,transmeton shekulli.

Presidenti rus gjithashtu tha se, Moska nuk do të provokojë lëvizje separatiste në Krime dhe nga ana tjetër shtoi se, “stërvitja ushtarake ishte “e parashikuar” dhe se nuk ka lidhje me situatën në Ukrainë.

Por, presidenti rus ka krahasuar rastin e Krimesë me Kosovën duke kërkuar që qytetarët e këtij rajoni duhet të lihen të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre, raporton G. Express.

“Do të kemi kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shikoni për shembull njerëzit në Kosovë që lejohen të votojnë, atëherë pse duhet t’ua mohojmë këtë njerëzve të Krimesë. Por nuk do të provokojmë që njerëzit në Krime të kërkojnë pavarësi apo të bashkohet me Rusinë”, u shpreh Putin.