Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 21:30

Moskë – Kryeministri rus Vladimir Putin, sot deri te Komisioni qëndor i zgjedhjeve (QIK) dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm për kandidaturë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rusi, të cilat do të mbahen në mars të vitit 2012.

“Dokumentacioni i plotë i parashtruar do të verifikohet në pesë ditët e ardhshme”, deklaroi Nina Kulasova, zëvendës-shefe e Komisionit qëndor të zgjedhjeve.

Putini është i pari nga kandidatët, i cili e parashtroi dokumentacionin për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në Rusi në mars të vitit 2012.