Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 12:45

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar minoritetin etnik të tatarëve se ata nuk duhet të përpiqen të kërkojnë status të posaçëm në Gadishullin e Krimesë, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina vitin e kaluar.

Myslimanët tatërë përbëjmë më shumë se 10 për qind të popullsisë së Krimesë dhe ata kanë kundërshtuar aneksimin e Rusisë. Ata janë nën presion që t’i nënshtrohen autoriteteve të reja që prej aneksimit.

Në një vizitë tre-ditore në Krime, me qëllim të promovomit të turizmit dhe zhvillimit, Putini u takua me përfaqësues të minortiteve të ndryshme, përfshirë edhe tatarët, në njëfshat në Opolznevoye.

“Marrëdhëniet ndëretnike janë çështje e ndjeshme”, ka thënë Putini.

“Mendoj se çdo pretendim për ndonjë lloj statusi të posaçëm për ndonjë etnitet të caktuar është gjë jashtëzakonisht e rrezikshme”, ka shtuar më tej ai.

Putini ka sugjeruar se vendet e huaja kanë mbështetur aktivistë për të drejtat e njeriut në përpjekje “për të destabilizuar situatën”, duke potencuiar problemet me të cilat përballen tatarët e Krimesë, të cilët janë grupi i tretë më i madh etnik, pas rusëve dhe ukrainasve.

Ai tha se Moska nuk do të lejojë një gjë të tillë.

“Ju e dini shumë mirë për çka e kam fjalën. Është një numër i konsiderueshëm i personave që e quajnë veten aktivistë për të drejtat e njeriut dhe ata marrin grante të huaja për të realizuar qëllimet e tyre, përfshirë edhe qëllimet politike”.

“Krimea është pasqyrë e Rusisë multietnike. Këtu, si dhe në Rusi, ne duhet të punojmë shumë në ndërtimin e paqes dhe harmonisë dhe kjo bëhet me punën e përbashkët të autoriteteve dhe shoqërisë civile”, tha Putin duke shtuar se “prandaj e konsideroj këtë takim me ju si shumë të rëndësishëm”.