Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 14:43

Lubjanë – Kryeministri rus Vlladimir Putin sot po qëndron në Slloveni, kurse nesër do të jetë në Serbi.

Në Slloveni ai do të bisedojë  rreth bashkëpunimit bilateral dhe të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, sipas mediave të Beogradit, gjatë takimeve me zyrtarët e lartë serbë,  Kosova do të jetë një nga temat e bisedave, veçmas në dritën e bisedimeve Beograd-Prishtinë, të filluara kohë më parë, të cilat janë përkrahur nga Rusia.