Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 15:25

Moskë – Kryeministri rus dhe kandidati presidencial Vladimr Putin vlerësoi se lufta eventuale në Iran mund të paraqesë katastrofë me pasoja të paparashikuara dhe përmendi se problemi i hulumtimeve të atjeshme bërthamore mund të zgjidhet vetëm me rrugë paqësore, pa sanksione dhe kërcënime për luftë.

“Tani Irani është në qendër të vëmendjes. Gjithsesi, Rusia  është e brengosur për shkak të rrezikut në rritje nga sulmi ushtarak ndaj këtij vendi. Nëse kjo ndodhë, pasojat me të vërtetë mund të jenë katastrofike. Ato, realisht, nuk është e mundur të shqyrtohen”, vlerësoi Putin.

Ai shfaqi bindje se problemi me Iranin mund të zgjidhet vetëm në rrugë paqësore dhe u angazhua që Teheranit t’i njihet e drejta për të zhvilluar  program bërthamor, duke përfshirë edhe pasurimin me uranium, por nën kontroll gjithëpërfshirës  dhe me garanci të Agjencisë ndërkombëtare  për energji bërthmore.

Ai edhe në një shkrim tjetër, nga seria e teksteve autoriale, që nesër do të publikohet në “Moskovski Novosti” i drejtohet opinionit vendor, por edhe atij botëror, dhe e sqaron rolin, qëllimet  dhe pozitën e Rusisë lidhur me shtetet e tjera të mëdha dhe aleatët, si dhe ndaj çështjeve më të rëndësishme globale dhe rajonale.