Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 08:46

Moskë – Me 98.47 përqind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Vladimir Putin është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Kryeministri rus ka fituar 63.85 përqind të votave, gjë që pritej edhe para hapjes së votimeve më 4 mars.

Putin u tha rreth 100,000 mbështetësve të tubuar në Sheshin Manezh të Moskës, se ka arritur “fitore të pastër”.

“Faleminderit të gjithëve që i thanë ‘po’ Rusisë së madhe. Kemi fituar një luftë të ndershme dhe të drejtë. Këto nuk ishin vetëm zgjedhjet për presidentin e Rusisë. Këto ishin një provë e rëndësishme për të gjithë ne”, ka thënë Putin para masës.

Në Çeçeni raportohet se 99.73 përqind e votave ishin në favor të Putinit.

Ish-agjenti i KGB-së ka shërbyer edhe dy mandate presidenciale, nga viti 2000 deri më 2008.