Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 15:10

New York – Nafta në bursën njujorkeze sot  shitet me çmimi prej rreth 95 dollarë për barel, derisa investuesit bëjnë vlerësime nëse ngadalësimi i rritjes  ekonomike globale e  arsyeton rritjen e mëtejshme të çmimeve të këtij energjensi, pasi gjatë muajit të kaluar ato u rritën për 27 për qind.

Nafta amerikane për dërgesë të afatizuar në dhjetor në bursën  njujorkeze u ul në 95,47 dollarë për barel, pas rritjes së djeshme prej 1,26 dollarë, derisa njëkohësisht nafta “brent” evropiane në bursën ndërkombëtare në Londër u shtrenjtua në 114,58 dollarë për barel.

Nafta momentalisht është më e shtrenjtë për pothuajse 27  për qind në lidhje me nivelin prej rreth 75 dollarë për barel prej 4 tetorit, falë optimizmit të investuesve se Evropa do të jetë në gjendje  të përballet me krizën debitore.

Druajtjet makroekonomike edhe më tej pengojnë rritjen e  çmimeve, derisa kapacitet e rezervave të ulura dhe ofertat e dobëta në treg të japin mundësi të vij deri tek shtrenjtimi  i naftës, përmendet në kumtesën e kompanisë konsultative “Barkliz kapital”.

Disa analist presin vitin e ardhshëm të vij deri te ngadalësimi i rritjes ekonomike globale dhe kërkesës të naftës, që do të rezultonte me rënien e çmimeve të tyre.

Kompania konsultative “Kapital ikonomkis” pret nafta “brent” evropiane që deri në fund të viti  2012 të ulet në 85 dollarë  për barel, ndërsa deri në fund  të  viti 2013 në 75 dollarë për barel.