Lajme Shqip Tuesday, 18 June 2013 18:31

Stamboll – Protestuesit në sheshin Taksim të Stambollit, kanë zgjedhur një mënyrë të re për të protestuar. Ata po protestojnë të heshtur. Pa sllogane, pa thirrje. Vetëm pak orë pasiqë ka filluar kjo mënyrë e re e protestimit në Stamboll, e njëjta mënyrë e të protestuesit po bëhet edhe në Ankara. Forma e re e protestimit, vjen pasiqë policia ka larguar protestuesit me forcë nga sheshi Taksim, shkruan Euronews.

Zëvendëskryeministri Bulent Arinc më herët kishte paralajmëruar shtimin e trupave në shesh, por më vonë tha se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

“Ata u thonë protestuesve provokues, por mendoj se qeveria dhe kryeministri janë provokuesit më të mëdhenj. Ata nuk i shohin këta njerëz, ata nuk i kuptojnë”, ka thënë një grua në Stamboll.

Derisa protestat tashmë kanë nisur të zhvillohen të qeta, përkatësisht të heshtura, kanë ndodhur dhjetëra arrestime mëngjesin e sotëm.