Lajme Shqip Friday, 07 December 2012 08:33

Beograd – Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, duke komentuar situatën e krijuar në pjesën veriore të Kosovës, pas protestave të serbëve për mos ndërtimin e vendkalimeve në veri, ka thënë se serbet në këtë pjesë nuk kanë arsye të protestojnë.

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, Dacic ka thënë se serbët nuk kanë pse t’i bllokojnë vendkalimet, meqë nëse marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit – e arritur në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit – “nuk do të zbatohet drejt”, atëherë ai “do ta pezulloj këtë marrëveshje”. (LajmeShqip.com)