Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 19:09

Berlin – Protestat parazgjedhore në Spanjë me kërkesë për reformim të sistemit politik u përhapën edhe në Evropë.

Spanjollët e zhgënjyer të rinjë përmes “Fejsbuk”-ut dhe “Tuiter”-it u bënë thirrje njerëzve që t’u bashkëngjitën para Portit të Branderburgut në kryeqytetin gjerman, Berlin.

Organizatorët kërkojnë “demokraci të vërtetë” dhe kushte më të mira prë jetesë në Spanjë.

Shumë spanjollë të rinjë emigrojnë në Gjermani për shkak të krizës ekonomike dhe shkallës së lartë të papunësisë në vend.

Mijëra persona të rinjë mbrëmë protestuan në Madrid, Barcelonë dhe qytete tjera spanjolle, duke kërkuar ardhmëri më të mirë në vend, ku shkalla e papunësisë arriti deri në 21,19 për qind rekord, respektivisht deri në pesë milion persona. Mes personave të rinjë papunësia është mbi 40 për qind.

Spanjollët apelojnë të organizohen protesta të ngjashme edhe në Londër, Paris, Romë dhe në Dublin para zgjedhjeve lokale dhe rajonale në Spanjë, që duhet të mbahen të dielën.