Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 13:05

Madrid – Mijëra spanjollë kanë protestuar kundër vizitës së kreut të Kishës Katolike në Spanjë.

Papa Benedikti XVI pritet të arrijë sot në Madrid, ndërsa të dielën do të mbajë meshën për nder të Ditës Botërore të Rinisë Katolike.

Qindra mijëra pelegrinë nga e gjithë bota kanë arritur në Spanjë, për të marrë pjesë në kremtë.

Protestuesit thonë se nuk duan që tatimet e tyre të përdoren për koston e vizitës, sidomos në kohën kur Spanja ka 20 për qind të popullsisë pa punë dhe kur qeveria po shkurton shpenzimet sociale.

Zyrtarët presin që dyndja e pelegrinëve në Spanjë do të sjellë më shumë para në vend, sesa që do të shpenzojë qeveria rreth vizitës së Papës.