Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 19:52

Moskë – Mijëra rusë janë mbledhur në qendër të Moskës për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeministrit Vlladimir Putin në mandatin e tretë si president.

Protestuesit dhe liderët opozitarë janë mbledhur në mes të një pranie të rëndë të policisë, dhe kanë kërkuar zgjedhje të reja për të zëvendësuar zgjedhjet e së dielës, të cilat u fituan nga Putini me 64 për qind.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve njoftuan se zgjedhjet presidenciale në Rusi qartazi kanë anuar në favor të kryeministrit Vlladimir Putin, për shkak të mungesës së konkurrencës së vërtetë dhe kanalizimin e burimeve shtëtërore për mbështetjen e kandidaturës së Putinit.