Bruksel – Rreth 50.000 persona sot do të bllokojnë Brukselin në shenjë proteste për shkak të “masave të verbra ekonomike” për vitin e ardhshëm. Pritet që protesta të bëhen edhe në qytete të tjera belge.
Për shkak të protestës, në Bruksel do të bllokohen 80 përqind nga transporti i qytetit, shërbimet postare dhe shkollat.
Përfaqësuesit e sektorit privat theksuan se greva e sotme rrezikon imazhin ndërkombëtar të Belgjikës dhe investitorëve.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muajin e fundit kanë bankrotuar 8564 kompani belge, prej të cilave numri më i madh janë nga ndërtimtaria, ndërkohë që protesta e planifikuar do të sjellë humbje prej 0,5 përqind nga fitimi vjetor i kompanive lokale.