Lajme Shqip Saturday, 24 August 2013 09:57

Një 32-vjeçare bullgare mori dy plumba në këmbë pasi nuk pranoi te paguante bosin e Camorra-s per te qendruar ne trotuar.Në trotuar tregojnë shumë histori për të ngjallur mëshirën e klientëve dhe që të zhvaten 5 euro më shumë. Mamaja e sëmurë, babi në burg, vëllai i droguar. Por askush nga ato nuk thotë: “ndihmomë sepse duhet të paguaj Camorra-n”. Klienti absolutisht nuk duhet trembur. Ky është rregulli i parë që bosat e prostitucionit ua kanë ngulitur në mendje vajzave të cilat i blejnë në Nigeri, Senegal dhe Afrikën e Jugut, e që në tregun e qenieve njerëzore kanë një vlerë prej 10-15 mijë eurosh. Për t’ia dalë mbanë në rrugët italiane duhet fillimisht të shlyejnë një borxh me protektorin, që shkon diku te 50 mijë euro, shkruan Dita.

Pastaj duhet paguar mafia lokale. Për të “zaptuar” trotuarin mjaftojnë rreth 200 deri në 300 euro në muaj. Në rrugën “Domitiana” (Campania) funksionon kështu dhe askush nuk i shpëton dot “taksës”.

Më parë ishin vetëm afrikane, por tani Camorra kazaleze e ka zgjruar aferën: ukrainase, shqiptare, lituaneze, bullgare, polake etj. Lëkura e bardhë kushton pak më shumë dhe fiton trefishin e asaj afrikane. 30 euro për të pasur një raport në makinë në vend të 10 eurove (që nxjerrin afrikanet). 50 euro për të hyrë në vilat që Camorra vë në dispozicion të tyre. Ndodhen në skutat e fshehura përgjatë rrafshit bregdetar. Rrugë të shkreta në të cilat nuk shkon dot as postieri. Kështu shmangin kontrollet e karabinierëve. Por mesa duket klientët janë dyfishuar. Janë bodrume plot me myk. Në dimër thahesh së ftohti, në verë të vdes vapa. Shumë herë mungon edhe energjia elektrike dhe vajzat e ndriçojnë rrugën me qiri. Jetojnë në kolibe. Pesë ose gjashtë në një apartament, nëse mund të quhen të tilla. Nuk ka drita dhe shpesh nuk ka as ujë. Në kadastër rezultojnë rezultojnë si ndërtesa të pabanuara ose thjesht nuk ekzistojnë fare. Por për to, këto ambiente janë gjithçka. I mobilojnë me një krevat, një frigorifer dhe një wc. Pjesa tjetër është e tepërt. Shpenzimet duhet të jenë sa më të kufizuara. Në fund të muajit vijnë emisarët që të marrin hakun që u takon. Ndonjëra nga ato provon të rebelohet. “Rruga është e Zotit”, thotë. E rrahin, e përdhunojnë, e lëndojnë me thikë. Thuajse të gjitha kanë shenja në fytyrë dhe këmbë. Është paralajmërimi i parë. Pastaj qëllohen në këmbë me pistoletë ndërsa qëndrojnë në rrugë. Ndodhi sërish të enjten në “Domitiana”. Kësaj radhe i takoi një bullgareje 32-vjeçare. Iu afrua një emisar lokal. Qëlloi dy plumba në këmbët e saj dhe u largua.

Takojmë Faith, një sengaleze 22 vjeçe. Në Itali ndodhet prej dy vitesh. Në “Domitiana” e thërrasin Naomi për shkak të ngjashmërisë që ka me idhullin e saj modele. Në fillim u përpoq edhe ajo t’i shpëtonte taksës së trotuarit. Camorra në këto raste mbështetet te mafia nigeriane. Përveçse i kërcënon në vend, ka lidhje me kriminalitetin në vendet e origjinës së këtyre vajzave.

Përdorin metoda edhe më të shpejta. Faith-it i dërguan një foto në celular me një thikë në fytin e së ëmës. Që nga ajo kohë është korrekte me pagesat. Na tregon 20 mijë eurot e derdhura në një llogari bankare përmes një transferte me “money transfert”. I mungojnë edhe 30 mijë euro të tjera. Pas disa vitesh ka shpresë t’i japë fund. I kanë premtuar se do t’i japin dokumente. Prej pak kohësh ka arritur të marrë teserën shëndetësore. Ajo si gjithë afrikanet e tjera i drejtohet të njëjtit avokat i cili jeton në Napoli. Ndonjëherë i mbledh për t’i informuar mbi situatën me dokumentet e tyre dhe u kujton se sa u ka mbetur për të paguar.