Shkup- Mediat maqedonase raportojnë se bisedimet e fundit në Nju Jork për zgjidhjen e kontestit mbi emrin në mes Maqedonisë e Greqisë kanë pësuar ngecje.
Sipas këtyre mediave, përfaqësuesi zyrtar grek, Adamantios Vasilakis, në raundet e fundit të bisedimeve për zgjidhjen e këtij kontesti dy-dekadësh mes Greqisë e Maqedonisë, ka shtruar për diskutim emrin ‘Maqedonia sllavo-shqiptare’.
Ndërkohë, të martën, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani është shprehur kundër këtij propozimi, pasi që sipas tij ky propozim vetëm se i largon edhe më tej përafrimet e gjetjes së zgjedhjes së problemit të emrit me Greqinë.
“Propozimet e këtilla ndikojnë negativisht në procesin e negociatave me Greqinë, përderisa si parti nuk na ka ardhur ndonjë njoftim zyrtar për këtë propozim”, ka thënë Osmani. / Top Channel/