Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 08:56

Shkup – Në organizim të ministrive të punëve të brendshme, të arsimit dhe shkencës dhe të punës dhe politikës sociale sot në Shkollën e mesme “Ismet Jashari” në Likovë të Kumanovës do të realizohet projekti “Stop për keqpërdorimin e regjimit pa viza”. Target grupi i këtij projekti janë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.

Qëllimi kryesor i projektit është që përmes edukimit për rëndësinë dhe përdorimin e rregullt të regjimit pa viza, t’u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të target grupit dhe të zgjidhen dilemat e lidhura me këtë temë. Në projekt janë përfshirë përfaqësues kompetent të MPB-së.

Në seminar do të marrin pjesë ambasadori i Belgjikës në Sofje, i cili e mbulon edhe Maqedoninë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës servisuese migruese – Shkup dhe përfaqësues të Sektorit për zhvillim të policisë pranë Misionit të OSBE-së.