Lajme Shqip Saturday, 10 November 2012 18:54

Beograd– Ministri serb i Komunikacionit (nga radhët e Socialistëve), Millutin Mërkonjiq tha sot në Beograd se është planifikuar ndërtimi i autostradës nga Negotini (afër kufirit me Rumaninë e Bullgarinë), nëpërmjet Zajeçarit, Nishit, Prishtinës dhe Pejës deri në kufi me Shqipërinë, duke shtuar se ky do të mund të ishte korridor i ri evropian.

Sipas deklaratës së tij, ndërtimi i kësaj autostrade tashmë është harmonizuar me BE-në dhe është planifikuar nga Serbia, “pasi ekonomikisht kjo do të ishte e arsyeshme”.

Ai i deklaroi agjencisë serbe të lajmeve Tanjug që në Kosovë po ndërtohet tashmë autostrada nga prishtina për në Pejë, por jo edhe pjesa e saj nga Prishtina drejt Merdares. Në bisedimet e kësaj mesjave në Bruksel, kryeministrat Thaçi e Daçiq, bashkë me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është arritur akordimi për themelimin e grupit të përbashkët punues, i cili do të përgatisë studimin e fizibilitetit për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë, kurse nga BE-ja është kërkuar që të marrë pjesë në financimin e këtij projekti.

“Kryeministri Daçiq është njeri shumë praktik dhe ai di për programin e zhvillimit të komunikacionit të Serbisë”, e lavdëroi ministri shefin e tij të qeverisë dhe të partisë. (LajmeShqip.com)