Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 10:30

Shkup  – Në kuadër të manifestimit “Folklori i Maqedonisë në Kinë”, nga dita e djeshme e deri më 19 nëntor mbahet në RP Kinës, ku do të nënshkruhet Programi për bashkëpunim kulturor për periudhën 2012-2017. Për këtë qëllim, sot në Pekin do të takohen ministrat e Kulturës të të dy vendeve Elizabeta Kançeska-Mileska dhe Çai Vu.

“Dy ministrat do të bisedojnë për bashkëpunimin e deritanishëm në sferën e kulturës, por edhe për aktivitetet e ardhshme përmes së cilave do të thellohen kontaktet midis dy vendeve. Në takim është paraparë edhe nënshkrimi i programit për bashkëpunim në sferën e kulturës midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës, e cila ka vazhdimin dhe traditën e saj. Nënshkrimi i programit të ri ekzekutiv për bashkëpunim në sferën e kulturës do të paraqesë bazë reale për krijimin e kushteve për lidhje më intensive kulturore midis dy vendeve”, njoftoi Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës kumtoi se gjatë kohës së vizitës zyrtare të Pekinit, ministrja Kançeska-Milevska do të vizitojë shumë institucione të kulturës, midis të cilave edhe Qendra kombëtare për arte skenike, Muzeu kombëtar, ndërsa është paraparë që të ketë takim edhe me kryetarin e Asociacionit të artistëve të artit të RP-së së Kinës.